Postuar më: 02/09/2016

Urdhër Nr.252 02/09/2016

PËR ORGANIZIMIN E PUNËS NË SEKTORIN E SHQYRTIMIT TË KËRKESAVE PËR NJOHJE PRONËSIE DHE SEKTORIN E KOMPENSIMIT FINANCIAR E FIZIK

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 133, dt 05.12.2015, “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, VKM-së nr. 221, dt 23.03.2016, “Per mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës’ VKM- nr. 222, dt 23.03.2016, “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”,si dhe VKM nr. 223 datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, me qëllim organizimin në mënyrë sa më funksionale të Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësle dhe Sektorit të Kompensimit Financiar e Fizik,

URDHËROJ:

  1. 1.Duke filluar nga data 06.09.2016 takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 pranë Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie.
  2.  2.Në rast plotësimi dokumentacioni të dosjeve përkatëse për çdo ditë tjetër mund t’i depozitoni pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun ose me postë.
  3.  3.Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t’ju kthehen në adresë të subjektit.
  4.  4.Gjithashtu, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, si dhe çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të të kërkesës, do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 edhe pranë Sektorit të  Kompensimit Financiar e Fizik.
  5.  5.Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Sektori i Shqyrtimit të kërkesave për njohje Pronësie, Sektori i Kompensimit Financiar e Fizik, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

 

Drejtor i përgjitshshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.