Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompesim
Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës”, të ndryshuar, të
pikës 11 të VKM 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompesimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.05.2010 “Për
Përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompesimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 22,
(njëzetedy), kërkesave të subjekteve, me objekt kompesimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private. që
preken nga ndërtimet informale,
Urdhëroj:
1. Publikimin e listës për 2 (dy) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë dhe i tretë i
përcaktuar për kompesimin në të holla prej 47% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të
pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkalidhet këtij
urdhëri.
2. Ngarkohet Sektori i Mardhënieve me Publikun dhe Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit për
zbatimin e këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Avenir PEKA
Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_30-5-2013