Urdhër Nr.46 24/03/2016

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale,që përfitojnë kompensim

Në mbështetje të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 62 (gjashtëdhjetë e dy) kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

URDHËROJ :

Publikimin e listës për 62 (gjashtëdhjetë e dy) kërkesa, nga të cilat 50 (pesëdhjetë) kërkesa përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 12 (dymbëdhjetë) kërkesa përfitojnë këstin e katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale.

Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri. <Lista ALUIZNI >

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO