Urdhër Nr.598 23/12/2013

“Për publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar, që përfitojnë nga kompensimi në të holla për vitin 2013”

Në mbështetje të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 ”Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të
ndryshuar, të pikës 11 të VKM-së nr. 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të
funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të VKM-së nr.599, datë
17.07.2013 “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të
kompensimit të pronarëve, në të holla për vitin 2013”, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit
të kërkesave të subjekteve të shpronësuar, që kanë aplikuar pranë AKKP-së për përfitim nga
fondi i kompensimit për vitin 2013:

URDHËROJ:

1. Publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar. që pas përfundimit të procesit të shqyrtimit
të kërkesave të tyre përfitojnë nga fondi i kompensimit në të holla për vitin 2013.


2. Këtij urdhëri i bashkëlidhet lista e subjekteve përfitues me të dhënat përkatëse
për subjektin e shpronësuar dhe përfaqësuesin me prokurë, numrin e vendimit me të cilin
ka aplikuar dhe numrin e dosjes.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_e_subjekteve_perfitues_nga_kompensimi_viti_2013