Postuar më: 27/03/2013

Vendim i KM Nr.1232 Datë 18.6.2008

VENDIM

Nr.1232, datë 18.6.2008

PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK NGA OBJEKTET SHTETËRORE

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të 29 objekteve shtetërore, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për fondin e mësipërm, e përdor atë për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

3. Pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

DOSJET E KTHYERA NGA DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE QË DO TË PËRFSHIHEN NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK

Nr. Emërtimi i objektit Miratim privatizimi Institucioni/ndërmarrja nga varet Vend ndodhja
1 Ndërtesa zyra+WC nr.169, datë 28.5.1998 Ndërmarrja Rruga Ura Korçë
2 Uzina Ni-Co nr.167, datë 25.5.1998 Uzina Ni-Co Elbasan
3 Magazinë nr.2 Trebinjë nr.285, datë 28.8.1998 Nd.Grumb-Pogradec Pogradec
4 Tunel në formë U nr.4341/1, datë 14.10.1998 Drejt.Ujërave Çorovodë, Skrapar
5 Depo materiali (autopark) nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht. 5012 Gjinar, Elbasan
6 Depo ushqimore nr.3 nr.5176/2, datë 24.12.1998 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
7 Mencë e bufe nr.5176/2, datë 24.12.1998 Nd.Qymyrgurit Pograd Pogradec
8 Fjetore cervenake nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
9 Depo ushqimore nr.4 nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
10 Depo veshmbathje nr.5 nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
11 Depo veshmbathje nr.6 nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
12 Depo veshmbathje nr.7 nr.1469, datë 2.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
13 Depo veshmbathje nr.8 nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
14 Depo drithi Lozhan nr.5661/1, datë 30.2.1998 NGP Drithi Lozhan, Korçë
15 Depo drithi Mocan nr.5661/1, datë 30.2.1998 NGP Drithi Moçan, Korçë
16 Dyqan nën banesë e kromit nr.2927, datë 5.6.1998 Enti kombëtar i banesave Pogradec
17 Depo frigoriferi nr.229, datë 22.7.1998 Drejtoria e bujqësisë Ersekë
18 Truproje Terpan nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht. 5013 Terpan, Berat
19 Depo veshmbathje nr.2 nr.1469, datë 3.3.1999 Rep.Usht.5013 Terpan, Berat
20 Magazinë nr.1 Trebinjë nr.285, datë 28.8.1998 NGP Drithi Pogradec
21 Thertore nr.300, datë 28.8.1998 Bashkia Lushnjë
22 Reparti i konventave nr.2779, datë 2.6.1998 NPC Elbasan Elbasan
23 Magazinë ushqimore Skrojske nr.1319, datë 25.2.1999 Miniera Fe-Ni Prrenjas Prrenjas
24 Depo veshmbathje nr.9 nr.1469, datë 2.3.1999 Rep.Usht.5013 Rep.Usht.5013
25 Depo materiale veshmbathje nr.4341/1, datë 14.10.1998 Rep.Usht.5012 Gjinar, Elbasan
26 Thertore Bashkia Kukës
27 Peshore 20 tonë nr.285, datë 28.8.1998 NGP Drithi Pogradec
28 Reparit mekanik UMB Korçë nr.2790, datë 2.6.1998 Uzina Mek. Bujqësore Korçë
29 Pikë shpërndarje Karb. Kurbnesh nr.1914/3, datë 19.4.2001 ARMO sh.a. Kurbnesh

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.