Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Admir Thanza, Vitore Tusha, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në datat 01.03.2011 dhe 23.03.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 2, 7 Akti, që i përket:
KËRKUES: SHOQATA KOMBËTARE E TË SHPRONËSUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI”, përfaqësuar nga avokatët Agim Tartari dhe Spiro Dodbiba, me prokurë
KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, përfaqësuar nga Njazi Jaho dhe Etilda Gjonaj, me autorizim
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj, me autorizim
KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Marsida Xhaferllari, me autorizim
DEPUTETI I KUVENDIT TË SHQIPËRISË, Enkelejd Alibeaj
AVOKATURA E SHTETIT, përfaqësuar nga Oltion Toro, me autorizim
OBJEKTI: 1. Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar”
2. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.
BAZA LIGJORE: Nenet 4/1, 7, 15, 17, 41, 42/1, 131/a, 134/1/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 45, 49/2, 50, 52/2 të Ligjit 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe neni 6/1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Shkarko file-in e bashkëngjitur: vend.4311