Programi Transparences

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

*Shënim: Donacione nuk ka.

  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
    Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
    Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
    Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
    Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
    Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

 

  • ATP nuk inicion këtë shërbim, por jep mendimet dhe asistencën teknike të fushës së përgjegjësisë të saj, sipas afatit të përcaktuar, kur i kërkohet nga propozuesi i aktit.

Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
Procedura e ankimimit
Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet

*Shënim: ATP nuk e ofron këtë shërbim